Momenti kur ekzekutohet biznesmeni Mëhalla në Elbasan

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan në datën 30 nëntor.
Lidhur me vrasjen është arrestuar Nevzat Spahos, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit.
29-vjeçari nga Prrenjasi rezulton person i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
Gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar se ka dijeni për personin që kreu atentatin.
Ai më tej shtoi se automjeti i përdorur gjatë ekzekutimit i është dorëzuar disa personave nga Lezha.
Për vrasjen e biznesmenit janë në kërkim edhe Marselo Arani dhe Armando Kola të cilët dyshohen si bashkëautorë në vrasje.
- YouTube www.youtube.com
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































