Valentino Rossi i ka shpëtuar vdekjes për disa centimetra, pasi dy motoçiklistë të MotoGP janë përplasur gjatë garës për çmimin e madh të Austrisë.

Franco Morbidelli dhe Johann Zarco kanë pasuar një aksident të frikshëm me njëri-tjetrin pas përplasjes së motoçikletave të tyre.


Motoçikletat e tyre u shkatërruan, mirëpo ata fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

rossi (Foto: Screenshot/BT Sport)

Pasi motoçiklistët ranë anash motoçikletat e tyre fluturuan drejt pistës duke u shpërndarë në copa, ndërkohë që afroheshin vozitësit tjerë.

Mrekullisht, të dyja motoçikletat nuk e përplasën kampionin nëntëfishtë botëror, Valentino Rossi, i cili shpëtoi për një fije teksa ecte me shpejtësi prej 320 km/h.

rossi3 (Foto: Screenshot/BT Sport)

Në rast të goditjes eventuale, padyshim që italiani do të kishte pësuar lëndime serioze në atë shpejtësi.

Xhirimet nga motoçikleta në helmetën e Rossit kanë treguar se sa afër ishte që të goditje nga motoçikletat, por ka shpëtuar për mrekulli. /Telegrafi/

https://twitter.com/davidmanuca/status/1294973347218862080

https://twitter.com/OblivionSports/status/1294973445814587393

telegrafi sport app