Besimtarët nisën të bërtisnin dhe të iknin të tmerruar, nga tërmeti me 6.4 shkallë të Rihterit, që lëkundi kishën ku ata po luteshin, në ishullin e dytë më të madh të Filipineve.

Pamjet dramatike, tregojnë një kongregacion prej qindra vetave, që këndojnë në qytetin Kidapawan në Mindanao - para momentit të frikshëm kur fillojnë të bërtasin, derisa ndërtesa dridhet, transmeton Telegrafi.


Tërmeti i fuqishëm, goditi rreth 42 kilometra në veri të General Santos City, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara,gjë që shkaktoi panik në dyqane dhe shtëpi, në të gjithë rajonin.

Në qytetin Datu Paglas, një fëmijë u shtyp për vdekje gjatë shembjes së një shtëpie, ndërsa katër banorë të qytetit të afërt Tulunan u lënduan, kur dy shtëpi të tjera u rrënuan.

Shkaku i dridhjeve të fuqishëm, qindra të pranishëm në një qendër tregtare dolën përjashta me vrap, derisa pacientet u detyruan të largohen prej një spitali. Një burrë i moshuar ka mbetur i lënduar, pasi u godit nga një objekt në rënie, gjatë tërmetit që ndodhi, në orët e hershme të mbrëmjes.

Sizmologët këshilluan banorët që të kontrollojnë shtëpitë e tyre për dëme të mundshme, derisa siguruan që nuk ekziston rreziku për ndonjë cunami, sepse tërmeti ndodhi në tokë, derisa nuk ka raporte për dëme serioze. /Telegrafi/