Çdo prind e di se kur fëmija papritur bëhet i heshtur, shpesh është shenjë se po mendon diçka ose po futet në telashe.

Një moment të tillë e ka regjistruar Iliana Carroll, një nënë nga Jugu i Kalifornisë, e cila vendosi ta ndajë në Instagram se çfarë po bënin vajza e saj dhe macja ndërkohë që ajo nuk ishte aty.


Carroll kishte vënë re se shtëpia ishte bërë shumë e qetë, çka i ngjalli dyshimin se vajza e saj po bënte diçka që nuk duhej.

Por ajo që zbuloi e befasoi plotësisht.

Në videon e publikuar, shfaqet vajza e saj e ulur në tavolinë dhe mbi tavolinë ishte macja dyvjeçare e familjes, Sparks.

Kjo e fundit ishte e gatshme për një transformim të vogël, pasi vajza po e lyente me një set grimi për fëmijë.

Videoja u përhap shumë shpejt në rrjetin social, duke mbledhur më shumë se 4.1 milionë shikime dhe 260 mijë pëlqime. /Telegrafi/