Ky është momenti kur një lopë bie nga kamioni në një rrugë të mbushur me vetura, duke i lënë të habitur kalimtarët e rastit.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një veture në Minsk të Bjellorusisë, shfaqin momentin kur lopa bardhezi bie nga kamioni me të cilin transportohej, transmeton Telegrafi.


2 63

Për mrekulli lopa i shpëton rrëzimit dhe vazhdon ecjen nëpër rrugë, duke detyruar të shkelin frenat në mënyrë që të parandalojnë ndonjë përplasje të mundshme.

3 48

Por është interesant fakti se si shoferi i kamionit nga i cili bie lopa nuk e vëren fare këtë gjë, dhe vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/