LAJMI I FUNDIT:

Momenti i arrestimit të një vrasësi në Angli pasi qëlloi në kokë të dashurën e tij gjatë një grindjeje për ‘një gjysmë cigare’

Momenti i arrestimit të një vrasësi në Angli pasi qëlloi në kokë të dashurën e tij gjatë një grindjeje për ‘një gjysmë cigare’

Ky është momenti kur një vrasës u arrestua pasi qëlloi në kokë të dashurën e tij gjatë një sherri për ‘gjysmë cigareje’.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia u thirr në shtëpinë e Richard Basson dhe Carrie Slater, në Kings Road në Long Clawson, Leicestershire, pak para orës 18:45 më 21 shtator të vitit të kaluar, pasi Basson bëri një telefonatë në shërbimet e urgjencës.

Vrasësi u pa në pamjet e kamerës së trupit dukshëm i shqetësuar, në kopshtin e shtëpisë së tij, në momentin e tensionuar pak para arrestimit të tij.


Basson pohoi se partnerja e tij Carrie Slater, 37 vjeçe, “ishte goditur në fytyrë me një mjet të fortë”, kur në fakt ajo kishte pësuar një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në kokë.

Oficerët i kërkuan disa herë Basson që të ulej, por vrasësi mbeti në këmbë, duke refuzuar të bashkëpunonte me policinë.

Por sjellja e vazhdueshme e çrregullt e vrasësit dhe refuzimi i tij bëri që oficerët ta arrestonin atë në vend.

Basson mund të dëgjohej duke thënë “gjithçka që doja ishte një cigare”, ndërsa oficeri ia vendosi prangat.

Një pistoletë dhe katër fishekë – me dy të shpenzuar – u zbuluan nga policia në kopsht pas arrestimit, pasi kontrolluan brenda dhe jashtë shtëpisë njëkatëshe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Botë
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori