Moment dramatik, reagimi i alpinistëve kur orteku zbret poshtë njërit prej maleve më të larta në botë

Një ortek masiv është shkëputur nga mali Annapurna I në rajonin Myagdi të Nepalit, duke krijuar një skenë dramatike që ka tmerruar alpinistët dhe guidat në kampin bazë verior.
Pamjet tregojnë momentin kur një “re gjigante bore dhe akulli” zbret me shpejtësi, duke përfshirë plotësisht kampin e ngritur në rreth 4100 metra lartësi.
Forca e erës dhe borës ka qenë aq e madhe sa ka zhdukur gjithçka nga pamja për disa minuta.
Pavarësisht pamjeve tronditëse, autoritetet lokale raportuan se nuk pati asnjë të lënduar.
Zyrtarët e shpëtimit malor kanë nisur verifikimet për të siguruar që të gjithë alpinistët të jenë në gjendje të mirë.
Annapurna mbetet një nga malet më të rrezikshme në botë për ngjitje, për shkak të kushteve të paparashikueshme dhe terrenit të ashpër. /Telegrafi/


















































