Molarët e parë të përhershëm janë dhëmbët e parë që dalin prej grupit të dhëmballëve, dalin në pjesën më të fortë të nofullës, dalin aty ku mbaron vargu i dhëmbëve të qumështit.
Prof.Ass.Dr. Agim B. Begzati, DDS,PhD
Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Prishtinë
tel. 044 124 092
Pse molari i parë i përhershëm është aq i rëndësishëm?
Molari i parë përhershëm është dhëmb tejet i rëndësishëm, funksioni kryesor i të cilit konsiston në bluarje të ushqimit dhe përgatitjen e tij për treten e mëtejme.
Një funksion tjetër i rëndësishëm i tij është se ky dhëmbë së bashku me dhëmbët e frontit e fiksojnë lartasin e kafshimit deri në daljen e dhëmbëve të tjerë. Interkuspidimi i tij me dhëmbin e nofullës tjetër e bënë që të ruhet raporti ndërnofullor dhe të pengohen anomalit eventuale gjatë daljes së dhëmbëve të tjerë.
Mu për këtë arsye Angel i quajti “çelës të okluzionit”. Pra, molari i parë i përhershëm është dhëmbi më i rëndësishëm i mastikacionit dhe luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e okluzionit funksional.
Kur del dhe pse përfshihet shpejt nga kariesi?
Molarët e parë të përhershëm janë dhëmbët e parë që dalin prej grupit të dhëmballëve, dalin në pjesën më të fortë të nofullës, dalin aty ku mbaron vargu i dhëmbëve të qumështit. Molari i për i përhershëm del në moshën 6 vjeçare. Është dhëmbi më i ndjeshëm në karies.
Përfshirja e shpeshtë nga kariesi dhe humbja tij ndodhë për dy arsye të rëndësishme:
Faktori primar- është morfologjia e dhëmbit. Molari i parë i përhershëm është dhëmbë masiv, ka formë e rombit. Pesë sipërfaqe: njëra nga ana linguale, tjetra nga ana bukale, dy sipërfaqe anësore dhe sipërfaqja okluzale (kafshuese). Është karakteristike sipërfaqja okluzale e cila përbëhet nga disa kreshta të ngrituratuberkulat, dhe disa gropëza dhe hulli-fisurat.
Përderisa kreshtat ndihmojnë në bluarjen e ushqimit dhe për një interkuspidim të mirë me dhëmbin e nofullës tjetër, gropëzat dhe hullitë kanë më tepër rol negativ. Gropëzat dhe, fisurat janë vende ku më lehtë ngec ushqimi dhe bakteret, dhe njëkohësisht janë më të pavolitshme për pastrim.
Sipas të dhënave nga literatura, lokalizimi më i shpeshtë i kariesit është pikërisht në gropëzat dhe hullitë mbi 70%. Në gropëzat dhe hullitë e thella, fijet e brushës nuk mund të depërtojnë. Pra janë vende të përshtatshme për akumulimin e pllakut dental. Thellësia e tyre dhe forma mund të jenë të ndryshme, ndonjëherë fijet e brushës nuk mund të depërtojnë në thellësi të tyre në mënyrë që, të mënjanojnë pllakun dental.
Te dhëmbët me fisura të thella ku nuk mund të depërtojnë fijet e brushës preferohet që mjeku t’i mbush ata me një shtresë të hollë të materialit sintetik ngjitës (vulosja e fisurave), në mënyrë që të parandalohet akumulimi i ushqimit dhe baktereve në fisurat e thella, për të mos u shkaktuar kariesi.
Faktori sekondar – jo i drejtpërdrejt por shumë i rëndësishëm. Në fakt është mungesa e njohurive nga ana e prindërve lidhur me daljen e tij. Shumë prind nuk e dinë se ky dhëmbë del vetëm njëherë dhe se nuk ndërrohet. Kjo mos dije është pasojë e mos informimit se ky dhëmbë del herët, që në moshën 6 vjeçare, ngjit me vargun e dhëmbëve të qumështit.
Në këtë mënyrë fitohet përshtypja se është pjesë e tyre. Kjo paqartësi dhe mos dije bën që prindi të injoroj prezencën e këtij dhëmbi me arsye se “është i përkohshëm dhe nëse prishet s’ka dert do të del tjetri që e zëvendëson”.
Duke marrë parasysh edhe formën, prezencën e gropëzave dhe hullive, atëherë gjasat që ky dhëmbë të përfshihet nga karies janë shumë të mëdha. Këtë e dëshmon e dhënë se në mbi 1/3 e fëmijëve që vizitojnë klinikën tonë, intervenimi ndodhë mu te ky dhëmbë.
Masat parandaluese të kariesit te molari i parë i përhershëm
Ndërmarrja e masave preventive dhe ndikimi i tyre mund të ndahen në dy intervale kohore të veprimit: në kohën para-eruptive dhe paseruptive.
Periudha para-eruptive karakterizohet me kalcifikim intensiv të molarit të parë që nga lindja deri në vitin e tretë të jetës. Në këtë periudhë ndërmerren të gjitha masat e profilaksës postnatale të kariesit. Këto masa konsistojnë në: aplikimin endogjen të fluorit, regjim higjienike-dietal, sanimin e kariesit të dhëmbëve të qumështit, sidomos ana distale e molarëve të dytë (që është e takuar me molarin e parë të përhershëm).
Në periudhën pas-eruptive masat konsistojnë në:
• kujdes në ushqim (më pak ushqim të ëmbël)
• mbajtja e rregullt dhe e drejtë e higjienës orale.
Në këtë periudhë mund të ndërmerren edhe disa masa shtesë profilaktike-terapeutike:
• impregnimi me “fluor, mbyllja preventive e fisurave
• sanimi i karieseve iniciale.
Mbani mend:
* Përkujdesja higjienike e dhëmbëve në moshë sa më të hershme do të pamundësonte zhvillimin e kariesit dhe komplikimet që pasojnë.
* Një prishje e dhëmbit, sa do e vogël që të ju duket, duhet trajtuar te stomatologu sa më herët.
Me dhëmbë të shëndoshë- një jetë e shëndoshë dhe me plotë buzëqeshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Futeni në meny që sot: Ushqim i shijshëm që ka ndikim preventiv ndaj kancerit të gjirit!
A e dini përse nuk është mirë të rrini shumë gjatë pa seks? Këto janë pasojat!
Ushtrimi i cili do t’ju ndihmojë që të lehtësoheni nga të gjitha ato që nuk ju nevojiten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite