Moise Kean ndodhet te Juventusi për ekzaminimet mjekësore para se të zyrtarizohet huazimi i tij në Allianz Stadium.

Sulmuesi italian ka arritur në Itali të shtunën mbrëma, menjëherë pas humbjes së Bianconerëve nga Empoli që shënonte takimin e parë në epokën post-Ronaldo.


21-vjeçari ndodhet në J Medical për testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruhet kontrata me Zonjën e Vjetër.

kean1 (Foto: Screenshot/Football Italia)

Një produkt i Akademisë së Juventusit, Kean u largua nga klubi italian në vitin 2019 për 30 milionë euro duke iu bashkuar Evertonit.

Ai nuk u përshtat mirë në Ligën Premier dhe u huazua te Paris Saint-Germaini, ku realizoi 17 gola në 41 paraqitje. /Telegrafi/

telegrafi sport app