Sipas Sky Sport Italia, Luka Modric dhe agjentët e tij përsëri do t’i kërkojnë Real Madridit që ta lënë të lirë lojtarin të kalojë te Interi. 

Kroati nuk luajti nga minuta e parë në humbjen prej 4-2 në Superkupën e Evropës, kundër Atletico Madridit e zhvilluar në Talin, që u vendos në kohën shtesë.


Kjo humbje e rëndë, por edhe lënia në stol, mund t’i shërbejë lojtarit si motivim i i ri për sfida të reja.

GettyImages 1017347324 Modric drejt Italisë (Getty Images)

Real Madridin ka vazhduar të kërkojë një zëvendësim të ri.

Synimi i tyre është Christian Eriksen, por Tottenham Hotspur po kërkojnë 200 milionë euro.

Por te Real Madridi besojnë ndryshe. Drejtori i Los Blancos, Emilio Butragueno, thotë se nuk ka asnjë çështje Modric.

GettyImages 1017355584 Luka Modric luajti si zëvendësues ndaj Atletico Madridit (Getty Images)

“Nuk ka asnjë çështje Modric. Ai është i lumtur të vazhdojë me ne", ka thënë Butragueno.

Por ky versioni është i pabesueshëm për mediat italiane që vazhdojnë të shkruajnë për një kalim të lojtarit në Itali. /Telegrafi/

telegrafi sport app