Modelja ukrainase, kopja e Megan Fox (Foto)

Dasha Daria Dereviankina është një fotomodele ukrainase dhe yll i rrjeteve sociale.
Ajo ka lindur në vitin 1994 në Donetsk, ndërsa për shkak të angazhimit të saj si modele, tash jeton në Milano.

Daria e nisi karrierën në agjencinë IMG Models, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me kompanitë, si Bill Cost dhe Guess.

Duke qenë se ka mbi 400 mijë ndjekës në Instagram, bukuroshja i reklamon shpesh brendet, si Protein World dhe Coco White.
Kjo modele flet gjuhën e saj amtare, pastaj rusisht, gjermanisht dhe anglisht. Kur është fjala për pushimet verore, Daria zakonisht udhëton në Turqi dhe në Republikën Dominikane.

Falë dukjes së saj – syve të kaltër dhe flokëve të zeza, dhe ngjashmërisë së madhe me yllin hollivudian, Megan Fox, atë shpesh e etiketojnë si “Megan Fox ukrainase”. /Telegrafi/

























































