LAJMI I FUNDIT:

Modelja do të marr dëmshpërblim mbi 230 mijë euro, shkak prerja e keqe e flokëve

Modelja do të marr dëmshpërblim mbi 230 mijë euro, shkak prerja e keqe e flokëve

Një gruaje i është dhënë një kompensim prej 20 milionë rupee (mbi 230 mijë euro) nga Komisioni Kombëtar i Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Konsumatorit, për një prerje flokësh nga stafi i një salloni në Hotelin New Delhi’s ITC Maurya në vitin 2018.

Ankuesja, Aashna Roy, banore e Gurgaon dhe një modele për produktet e flokëve, thuhet se kishte pësuar “traumë të rëndë mendore” pas incidentit.

“Ankuesja ishte një modele për produktet e flokëve për shkak të flokëve të saj të gjatë. Ajo ka bërë modelim për markat VLCC dhe Pantene. Por për shkak të prerjes së flokëve kundër udhëzimeve të saj, modelja humbi punën dhe përjetoi një depresion të madh i cila ndryshoi plotësisht stilin e jetës së saj dhe shkatërroi ëndrrën e saj për të qenë një top-modele”, thuhej në urdhër.


Aashna Roy

Urdhri tha se ankuesja po punonte edhe si profesioniste e menaxhimit të lartë, por incidenti “ndryshoi plotësisht stilin e jetës së saj” dhe se ajo nuk ishte në gjendje të siguronte punë për shkak të kësaj. Ajo gjithashtu pësoi trauma të rënda për shkak të neglizhencës së pretenduar, shkruan The News Minute.

Urdhri thotë se, sipas një vendimi të Gjykatës Supreme për një rast të vitit 2008, kompensimi “jo vetëm që i shërben qëllimit të rimbursimit të individit, por që gjithashtu në të njëjtën kohë, synon të sjellë një ndryshim cilësor në qëndrimin e shërbimit nga ofruesi”.

Aashna Roy

Në seancën gjyqësore u tha se ajo ishte aq e turpëruar sa nuk shikohej më në pasqyrë, i shmangej miqve dhe humbi vendin e punës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Në çift
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Këshilla për prindër
Kalo në kategori