Ekaterina Lisina nga Penza e Rusisë, me 2.5 metra është më e gjata në industrinë e modës.
Por, kjo nuk po i mjafton 29-vjeçares, e cila konsideron se i ka këmbët më të gjata në botë, transmeton Telegrafi.
“Këmbët e mija janë 133 centimetra, që janë më të gjata se asaj që mbante rekordin deri më tani”, ka thënë Lisina lidhur me rastin.
Ajo nuk është vetëm një modele e gjatë, por edhe basketbolliste e suksesshme, e cila në Lojërat Olimpike të vitit 2008 në Pekin të Kinës, ka fituar medaljen e bronztë. /Telegrafi/