LAJMI I FUNDIT:

Modelet ukrainase që u zhveshën në ballkonin e Dubait përsërisin të njëjtin gabim në Mal të Zi dhe arrestohen nga policia (Foto, +16)

Modelet ukrainase që u zhveshën në ballkonin e Dubait përsërisin të njëjtin gabim në Mal të Zi dhe arrestohen nga policia (Foto, +16)

Tri anëtare të skuadrës famëkeqe të ‘Butt Ukrainian’ u arrestuan në Mal të Zi pasi “paturpësisht” u zhveshën dhe spërkatën njëra-tjetrën me ujë në një rrugë publike.

Është skandali i fundit ligjor i modeleve ukrainase, të cilat më parë ishin burgosur për një shfaqje tjetër nudo në ballkonin e një rrokaqielli në Dubai, shkruan The Sun.

Modelet më parë kanë pozuar me flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e ekipit të tyre në Euro 2020 – por tani janë kthyer pas Anglisë dhe madje kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale një video, ku tregonin mbështetjen e tyre për Gareth Southgate përpara gjysmëfinales së tyre triumfuese kundër Danimarkës.


Fërkimi i fundit i ‘Butt Ukrainan’ me ligjin vjen ndërsa ato po promovonin një garë veturash në qytetin e Kotorrit dhe aktruan sikur po “ndihmonin” zjarrfikësit vendas ndërsa pastronin rrugën.

Por ky fotosesion shkaktoi që tri modelet femra – Diana Oksanich, 19 vjeçe, Ruslana Kovkova, 21 vjeçe dhe Viktoria Rohalchuk, 21 vjeçe – të arrestohen dhe të mbahen në qelinë e policisë për veshjen e papërshtatshme dhe kështu u gjobitën pas një seancë gjyqësore në mesnatë.

Biznesmeni amerikan, Vitaliy Grechin, 41 vjeç, i cili ka një pronë afër, gjithashtu u arrestua fillimisht para se të lihej i lirë.

Ai u mbajt në një burg në Dubai së bashku me femrat pas fotosesionit famëkeq të ballkonit në Dubai që u bë viral në prill.

Pasi kaloi të ashtuquajturën ‘Butt Ukrainian’ në Dubai në një udhëtim me të gjitha shpenzimet përpara pamjes skandaloze, ai më pas ftoi shoqërueset e tij femra të qëndronin me të në një shtëpi pushimi në Mal të Zi.

“Në përgatitjet për këtë garë, ato po ndihmonin zjarrfikësit të lanin rrugën”, tha Grechin, i cili dikur ishte një donator i ish-presidentit të ShBA-së, Barak Obama,.

Ai tha se organizatorët e garës së veturave u kishin kërkuar atyre që të ndihmonin në reklamimin e ngjarjes – dhe madje pohoi se: “zjarrfikësit e pëlqyen idenë, të 20-të ata”.

Ai vazhdoi duke thënë: “Ata ishin personat që zbuluan fotografitë në media”.

Sipas një raporti, gjyqtarja Ivana Vukasović gjobiti treshen e ‘Butt Ukrainian’ me nga 450 euro secilën për shkeljen e ligjeve të rendit publik.

“Ato u sollën paturpësisht në një vend publik”, sipas gjykatës, ndërsa ata “zhvisheshin lakuriq dhe pozonin në rrugën e asfaltuar, duke incizuar video dhe bërë fotografi për dhjetë minuta”.

Para se të arrestohej, 19-vjeçarja Diana postoi një klip duke thënë: “Djema, për çdo rast … Policia është këtu”.

“Nëse nuk jam në kontakt, ju e dini se ku mund të më gjeni – të mbyllur në Malin e Zi”, shtoi ajo.

Një anëtare tjetër e cila ishte pjesë e grupit të vajzave në Dubai shkroi në rrjetet sociale: “Vajzat janë të sigurta dhe të shëndosha. Ata sapo u kthyen”.

“Gati vdiqa nga frika, për atë që u ndodhi atyre”, u shpreh modelja.

Ajo vazhdoi: “Mos i besoni policisë në ndonjë vend të huaj. Në vendin tuaj ju keni të paktën një shans për të dalë”.

Grupi në fjalë ka vazhduar të shtrijë kufijtë e ekspozimit në udhëtimet e tyre nëpër vende të shumta të botës.

Ata u dëbuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas ekspozimit nudo në ballkonin e rrokaqiellit, pasi u akuzuan për shkelje të mirësjelljes publike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Santiana Maloku: Popull më negativ se shqiptarët nuk kam parë kurrë në jetë

Shpërthen Santiana Maloku: Popull më negativ se shqiptarët nuk kam parë kurrë në jetë

Magazina
Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Magazina
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë

Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë

Magazina
Rita Ora këngë në gjuhën shqipe?

Rita Ora këngë në gjuhën shqipe?

Magazina
Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj - qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj - qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Magazina
Përpara sfilatës në “Victoria's Secret”, Alessandra Ambrosio bën një shfaqje mbresëlënëse rrugëve të New York

Përpara sfilatës në “Victoria's Secret”, Alessandra Ambrosio bën një shfaqje mbresëlënëse rrugëve të New York

Magazina
Kalo në kategori