Zyrtarisht punimet për renovinim tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës janë ndaluar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. MMPH po pretendon që punët janë duke u kryer pa leje nga ana e investitorëve që në këtë rast janë Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës.
Megjithëkëtë, lajmi.net gjatë ditës së hënë ka parë punëtorë të kompanisë “Al Trade” duke punuar në punishten e hapur të stadiumit në Prishtinë.
Kjo kategori e ndërtimit, bije në kategorinë e III, për të cilat ndërtime është përgjegjës MMPH-ja.
Fadil Maxhuni, shef në Divizionin për komunikim me publikun në MMPH, ka thënë se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH, për arsyeje se, sipas tij, investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve.
“Konfirmoj se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH. Arsyeja e ndërprerjes së përkohshme të punimeve është sepse investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në ndërkohë më saktë me date 06.09.2016, Ministria e Kulturës ka aplikuar për leje të renovimit për stadiumin e Prishtinës. Tani MMPH është duke e trajtuar dokumentacionin përkatës”, ka thënë Maxhuni për lajmi.net.
Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës, si bashkëfinancues në këtë projekt nuk kanë dashur të deklarohen lidhur më këtë rast.
Por, lajmi.net merr vesh se më 22 gusht, Syzana Pllana, u.d e shefit të sektorit të ndërtimit në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës i ka dërguar letër Inspektoratit të MMPH-së lidhur më rezultatet e insktimit që i kishte bërë, nga ku ka konstatuar se punët janë duke u kryer pa lejen e organit përkatës. “Të nderuar, pas inspektimit në terren, nga Inspektorët e ndërtimit të Komunës së Prishtinës është evidentuar rekonstutrimi i stadiumit të qytetit. Punimet janë duke u kryer pa leje nga organi kompetent. Objekti në fjalë i takon kategorisë së III të ndërtimit, për shkak të kapacitetit për më pakë se 10 mijë spektator”, thuhet në shkresën e Komunës drejtuar MMPH-së.
Ndërkaq, me datë 24.08.2015 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me renovinim tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës. Memorandumi është nënshkruar në mes të ministrit Kujtim Shala dhe kryetarit, Shpend Ahmeti. Memorandumi parasheh një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së Stadiumit. Projekt në përgjithësi ka vlerën e rreth 3 milion eurosh, 75 për qind e të cilave janë investime të MKRS-së, ndërkaq 25 për qind të Komunës së Prishtinës dhe është planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2016 dhe 2017.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 3.843,715.42 euro, dhe fitues i tenderit ka qenë konsorciumi i kompanive “Al Trade& Izolimi”, deri sa në garë për këtë tender kanë qenë 13 kompani. Kontrata në mes të MRKS-së dhe këtij konsorciumi ishte nënshkruar në fund të muajit maj 2016-09-26.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Vjen reagimi i parë i Rashford pas kritikave të rënda që mori nga Ruben Amorim
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Ndërhyrja e legjendës së Milanit qetësoi përplasjen e ashpër mes Conceicaos dhe Calabrias
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës