Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka realizuar 100 për qind të masave të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA-së) për vitin 2018.
Në funksion të avancimit të kornizës ligjore përkatësisht përafrimit të legjislacionit me Acquis-në e BE-së, në kuadër të masave legjislative, MKRS-ja ka arritur të hartojë dhe sponsorizojë dy rregullore për të drejtën e autorit. Bëhet fjalë për rregulloren për kompensime të veçanta, akt nënligjor ky i ri në Republikën e Kosovës si dhe rregullorja për ndërmjetësim në fushën e të drejtës së autorit. Të dyja rregulloret janë miratuar në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Ndërsa masat zbatuese që MKRS-ja ka përmbushur sipas kërkesave të PKZMSA-së, janë trajnimi i 6 gjyqtarëve për të drejtën e autorit; miratimi i koncept dokumentit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; zbatimi i strategjisë kombëtare për trashëgimi kulturore, ku përfshihet avancimi dhe plotësimi i databazës së të dhënave; hartimi i planeve për menaxhimin e aseteve të trashëgimisë; realizimi i projekteve të restaurimit dhe konservimit në fushën e trashëgimisë dhe ndërhyrjen emergjente dhe hulumtime në këtë fushë.

Në fushën e trashëgimisë, në Listën nën mbrojtje të Përkohshme janë përfshirë 1595 asete, me 28 sish të reja. Ka përfunduar plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit, Kalanë e Prizrenit, të Vushtrrisë dhe të Novobërdës dhe këto të dhëna janë dërguar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për përfshirjen e trashëgimisë kulturore në hartat zonale. Kanë nisur dhe janë realizuar shumë projekte dhe janë bërë intervenime emergjente në kategorinë e trashëgimisë arkitekturore dhe arkeologjike. Janë realizuar edhe projekte të konservim-restaurimit. Kanë përfunduar punimet në shumë shtëpi e shumë objekte me vlera të trashëgimisë kulturore që kanë pritur me vite të restaurohen duke marrë kësisoj masa preventive nëpërmjet intervenimeve emergjente.
Në kuadër të gërmimeve arkeologjike janë realizuar punë në lokalitete e kala anekënd territorit të Republikës së Kosovës. Po ashtu janë bërë shumë hulumtime në fushën e trashëgimisë. Janë botuar dhe promovuar: Harta arkeologjike- vëllimi i III-të, Monografia e trashëgimisë arkeologjike e komunës se Istogut dhe Monografia e trashëgimisë arkeologjike e komunës se Skenderajt.
Në shënim të Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore dhe ne zbatim të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore, Objektivi 4 Promovimi i Trashëgimisë Kulturore respektivisht pika 4.3 Promovimi i diversitetit kulturor, respektimi dhe mbrojtja e trashëgimisë dhe shprehjes kulturore të komuniteteve të Kosovës, MKRS përmes Departamentit të Trashëgimisë Kulturore ka përmbyllur me sukses konkursin për “Çmimin Vjetor për Diversitet Kulturor 2018”.
Ministri Kujtim Gashi këtë vlerësim e konsideron si një arritje të jashtëzakonshme dhe një shpagim të punës që zyrtarët e MKRS-së kanë realizuar në vitin 2018.
Ministri u shpreh se do të punohet po me këtë intensitet edhe këtë vit dhe shtoi se me këtë sukses vihet në pah profesionalizmi dhe zelli i zyrtarëve të MKRS-së në raport me kriteret, kërkesat dhe standardet e BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ariana Grande zbulon se i pëlqen të luajë Monopoly në internet me të panjohur

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t’u bërë pjesë e garës

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit