Ka filluar me spektakël derbi i javës në Ligën e Evropës mes Milanit dhe Arsenalit.

Fillimi ka qenë drithërues për tifozët pasi të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira shënimi.


E golin e parë në këtë sfidë e kanë arritur mysafirët pas 16 minutave lojë.

Ishte mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan që pasi u fut në zonë me një goditje të fortë mposhti Donnaruman për 0-1.

Vazhdimi i ndeshjes pritet të jetë edhe me spektakolar me Milanin që po kërkon të rikthehet. /Telegrafi/

telegrafi sport app