Mjekët e përshkruajnë pa problem, por studimet zbulojnë se ky medikament dëmton fetusin në shtatzëni

Medikamentet në shtatzëni nuk janë të rekomandueshme të përdoren, përveç atyre që sugjeron vetë mjeku gjinekolog
Tilenoli është një prej medikamenteve kundër dhimbjes, për të cilin mjekët janë shprehur se është i sigurt për gratë që ta përdorin gjatë gjithë shtatzënisë.
Por një studim i kohëve të fundit nga Universiteti John Hopkins tregon për një lidhje midis përdorimit të tij dhe rritjes së rrezikut për çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) tek foshnja, duke forcuar gjetjet e ngjashme nga studimet e mëparshme.
Studimi ndryshon nga ata të kryer në të kaluarën, sepse përdori gjakun e kordonit kërthizor për të matur nivelet e acetaminofenit, përbërësit aktiv që gjendet në Tilenol, në vend që të mbështetet në të dhënat e vetë-raportuara.
Pas testimit të gjakut nga 996 bebe, studiuesit zbuluan se të porsalindurit të ekspozuar në nivelet më të larta të acetaminofenit menjëherë para lindjes kishin tre herë më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me ADHD ose ASD.
Ata vërejnë, megjithatë, se është e pamundur të tregohet nëse kjo ishte për shkak të kohës kur u përdor ilaçi ose arsyeja që u përdor.
Studimi gjithashtu zbuloi se, nga 996 foshnjat e testuara (të gjithë kishin acetaminofen në gjakun e tyre të kordonit kërthizor), deri në kohën kur ishin afërsisht 10 vjeç, 25.8% ishin diagnostikuar me ADHD, 6.6 për qind me ASD dhe 4.2% me të dyja.
Ndërsa këto studime kanë gjetur një lidhje, nuk kanë gjetur një marrëdhënie të saktë shkak-pasojë midis dy faktorëve dhe mjekët ende e gjykojnë Tilenolin të sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë, citon Living.
Pra, mos u dëshpëroni akoma! Vetëm sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj se si dhe kur ta merrni atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit