Mjekët dhe infermierët e QKUK-së në ekskursion në Shqipëri, pacientët ankohen për mungesë të përkujdesit mjekësor
Qindra punëtorë të QKUK-së të premten në mëngjes janë nisur për në Shqipëri. Stafi i QKUK-së ka kaluar vikendin duke shëtitur në qytetet bregdetare të Shqipërisë.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, Sindikata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka angazhuar kompaninë private, me nëntë autobusë për t’i çuar anëtarët e saj në këtë “ekskursion”. E, ky udhëtim organizohet nga kjo sindikatë pothuajse çdo vit.
Pacientët të dielën janë ankuar për numër të vogël të stafit, megjithatë të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Sipas tyre, gjatë këtij vikendi ka pasur mungesë të mjekëve, e në këto reparte ka pasur vetëm infermierë kujdestarë.
KosovaPress ka tentuar të bisedojw me Islam Krasniqin, përfaqësuesin e Sindikatës së QKUK-së, por që i njëjti nuk është përgjigjur në telefonatat tona.
Në lidhje me këtë ka folur, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
“Kjo është me ligj e rregulluar, nuk po shoh diçka dramatike dhe të keqe. Ky organizim bëhet çdo vit, shkon në kuadër të relaksimit dhe marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore, vetëm kështu mund të ecim përpara. Këto janë parat e njerëzve të cilat grumbullohen, organizimin e bënë sindikata, nuk e bën federata”, tha ai.
Ai ka mohuar të ketë pasur mungesë të stafit gjatë këtyre dy ditëve.
“ Nëse vërtetohet që dikund ka pasur mungesë të stafit, zakonisht është bërë marrëveshje ndërnjerëzore, atëherë ne japim përgjegjësi. Shkon komform rregullave, paraqiten kërkesat dhjetë ditë, një javë përpara, rregullohen çështjet e ndërrimeve”, tha ai.
Megjithatë, Syla ka thënë se nuk është i informuar se sa është numri i saktë i stafit të QKUK-së që janë pjesë e këtij ekskursioni. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze