LAJMI I FUNDIT:

“Mjaft është mjaft”: Britanikët me mesazh të fuqishëm për Houthit, pasi – bashkë me amerikanët – zmbrapsën një valë sulmesh nga militantët e mbështetur nga Irani

“Mjaft është mjaft”: Britanikët me mesazh të fuqishëm për Houthit, pasi – bashkë me amerikanët – zmbrapsën një valë sulmesh nga militantët e mbështetur nga Irani

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, u ka dërguar rebelëve Houthi një paralajmërim pasi grupi militant i Jemenit nisi sulmin me dron mbi luftanijen britanike HMS Diamond në Detin e Kuq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shapps paralajmëroi rebelët Houthi që t’i japin fund sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq pasi luftanijet britanike dhe amerikane u detyruan të zmbrapsnin një valë të madhe raketash dhe dronësh nga militantët e mbështetur nga Irani.


HMS Diamond, një shkatërrues i njohur si “xhevahiri” i Marinës Mbretërore, rrëzoi objektivat me një breshëri raketash Sea Viper – të cilat udhëtojnë tri herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Në operacion u përfshinë edhe aeroplanë luftarakë amerikanë.

Shapps i tha Sky News se “nuk kishte dyshim” se Teherani ishte i përfshirë dhe ofronte armë dhe inteligjencë.

“Mjaft është mjaft”, tha ai. “Ne duhet të jemi të qartë me Houthi-t se kjo duhet të ndalet…”.

Shapps e quajti sulmin Houthi “më të madhin deri më sot” dhe tha se Mbretëria e Bashkuar kishte ndërmarrë veprime për “të mbrojtur jetët e pafajshme dhe ekonominë globale”.

Ai tha se asnjë nga ekuipazhi i HMS Diamond nuk ishte lënduar.

Houthi-t janë një milici e mbështetur nga Irani që ka goditur anijet tregtare në Detin e Kuq për muaj të tërë, duke detyruar një koalicion kombesh, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, të vendosin anije luftarake për t’i mbrojtur ato.

Rebelët thonë se sulmet e tyre kanë për qëllim ndalimin e luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Sulmet e tyre po ndërpresin tregtinë detare përmes kanalit të Suezit – një rrugë thelbësore që lidh Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme – duke çuar në vonesa dhe rritje të çmimeve për konsumatorët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Amerika
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Amerika
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Kalo në kategori