LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i monitoron situatën me helikopter

Mitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i monitoron situatën me helikopter

Qytetarët më veri të Mitrovicës sot janë zgjuar me disa mesazhe që janë vendosur rrugëve të qytetit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruhet në pankartat dhe disa banerë që janë vendosur në qytet.

Kujtojmë se ditë më parë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se serbët në Kosovë do të nisnin formimin e Asociacionit, nëse Prishtina nuk tërhiqet nga vendimet për targat dhe dokumentet identifikuese.


Barrikada, të shtëna armësh e reagime të shumta – e gjitha çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës lidhur me reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet
Lexo po ashtu Barrikada, të shtëna armësh e reagime të shumta – e gjitha çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës lidhur me reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet

Ndërkaq sot është parë edhe një helikopter i KFOR-it duke fluturuar mbi veriun e Kosovës.

Kujtojmë se mbrëmë KFOR reagoi me situatën e krijuar, duke thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit.

Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori