Misri është një ushqim i vlefshëm sezonal që nuk do t’ju ngarkojë me kalori të tepërta, dhe do t’ju sigurojë karbohidrate dhe energji të disponueshme shpejt, aminoacide, vitamina dhe minerale, përfshirë vitaminën, B1, B5, acidin folik, niacinën, fosforin, kaliumin dhe magnezin!
Besohet se ka origjinën në Meksikë ose Amerikën Qendrore dhe është një ushqim sezonal i konsumuar nga civilizimet më të hershme që banonin në ato zona.
Provat e përgatitjes së enëve të misrit shkojnë shumë larg, që prej 7,000 vjet më parë. Misri është një ushqim me vlera ushqyese që nuk e ngarkon trupin me kalori të tepërta, pasi në një kalli me madhësi mesatare përmban 80 deri në 100 kcal.
Misri i freskët dhe i ëmbël, është i pasur me karbohidrate dhe me pak yndyrë dhe për këtë arsye është një burim energjie i disponueshëm shpejt. Yndyrat që mbizotërojnë në misër janë shumë të pangopura dhe mono të pangopura.
Bërthama e misrit përbëhet nga lëvorja, endosperma dhe embrioni. Qelizat e lëvozhgës përmbajnë pigmente që përcaktojnë ngjyrën e misrit, e cila ndryshon nga e zeza në të verdhë në plotësisht të bardhë. Misri i bardhë nuk përmban beta karotinë, ndërsa e verdha e përmban atë dhe kështu kontribuon në plotësimin e nevojave për vitaminë A.
Misrit i mungojnë dy aminoacide thelbësore – lizina dhe triptofani. Prandaj është mirë ta kombinoni në dietë me bishtajore, pasi në këtë mënyrë plotësohen më së miri nevojat për proteina.
Një dietë e pasur me fibra dietike është treguar jashtëzakonisht efektive në uljen e niveleve të ngritura të kolesterolit dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Lloji i fibrave dietike që gjenden në misër ka një efekt të dobishëm në nivelet e sheqerit në gjak, kështu që misri është një burim i mirë energjie për njerëzit me rezistencë ndaj insulinës dhe për diabetikët.
Dihet prej kohësh që ushqimet me shumë niseshte, të tilla si orizi, patatet, misri dhe gruri, ndihmojnë në tretjen e ushqimit, veçanërisht në diarre. Studimet e fundit shkencore kanë konfirmuar kushtet nga koha e gjysheve tona.
Misri përmban një lloj të veçantë të fibrave me aktivitet prebiotik të quajtur izomalto-oligosakaride. Një studim i ri i botuar disa muaj më parë në revistën shkencore Nutrition zbuloi se kjo lloj fibra mund të përmirësojë funksionimin e zorrëve te të moshuarit që kanë probleme me kapsllëk.
Përveç që provohet se ndikon kundër kapsllëkut, misri dhe produktet e tij janë ushqime ideale për lehtësimin e diarresë, pasi ndikojnë në normalizimin e tretjes.
Përveç që ka një efekt të dobishëm në problemet në pjesën e poshtme të sistemit të tretjes, misri mund të jetë i dobishëm edhe për problemet në pjesën e sipërme të sistemit të tretjes – më saktësisht për problemet e stomakut. Një hulumtim ka treguar se misri në sasi të vogla mund të neutralizojë acidin e stomakut, andaj rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga gastriti dhe sëmundja e ulcerës.
Misri, si një ushqim i pasur me antioksidues, acid folik, frenues të proteazës dhe shumë kimikate fitokimike, mund të konsiderohet luftëtar kundër kancerit dhe viruseve, dhe për këtë arsye duhet të zërë vendin në menynë e njeriut modern. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët