LAJMI I FUNDIT:

Misioni i OSBE-së organizon panaire punësimi për komunitetet në Kosovë

Misioni i OSBE-së organizon panaire punësimi për komunitetet në Kosovë

Në Lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut është mbajtur panairi i parë i punësimit nga gjithsej pesë sa do të organizohen nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Panairi mblodhi rreth 70 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe kishte për qëllim rritjen e mundësive të punësimit  për ta.

Përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe pushtetit lokal, qendrës rajonale të punësimit, bizneseve dhe OJQ-ve ishin të pranishëm në këtë panair me standet e tyre, duke prezantuar mundësi punësimi dhe duke ofruar trajnime e aftësim për pjesëtarët e këtyre komuniteteve.

“Krahasuar me komunitetet e tjera, shkalla e papunësisë në radhët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian është më e larta në Kosovë” – tha Nikola Petrovski nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. “Me organizimin e këtyre takimeve informuese ne po ua sjellim atyre më afër mundësitë për punësim e aftësim, dhe po shpresojmë të ndihmojmë në fuqizimin ekonomik të komuniteteve më të ndjeshme në Kosovë.”


Aktivitete të ngjashme do të mbahen edhe në Prizren më 2 maj, Fushë Kosovë më 11 maj, Ferizaj më 14 maj dhe Gjakovë më 15 maj.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, si dhe demokratizim dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori