Refik Toptani: Punët e mira i nisin idealistët, i marrin në dorë hajdutët dhe i shfrytëzojnë kriminelët Libri “Tirana e Nonës”, B. Fevziu)
Mirëserdhët në vendin ku të pafajshmit janë të pafuqishëm dhe të fajshmit janë të fuqishëm.
Në vendin ku pozita punon si opozitë dhe opozita si institucion shtetëror.
Në vendin ku as vetë policia nuk beson tek barazia e ligjit e as gjyqtari tek drejtësia.
Në vendin ku ekonomia rritet vetëm në statistikat e politikës se xhepat e shqiptarëve janë më bosh se kurrë.
Mirëserdhët në Shqipëri! Ku të sëmuresh është luks.
Në këtë vend ku të moshuarit marrin frymë aty dhe kokën e mbajnë nga njerëzit e dashur nëpër botë dhe të rinjtë sytë nga qielli për të fluturuar. Do fluturojnë në një mënyrë apo një tjetër se duhet të ”përmbushin” nevojat e shteteve të tjera.
Në vendin ku bukuria e vendit bie ndesh me politikat shkatërruese. Kush ka aq zemër sa të prish një bukuri të tillë?
Në vendin ku një tokë ka shtatë pronar të ligjshëm në bazë të ligjeve të ndryshme në të njëjtën kohë dhe ku i njëjti ligj që të mbron dhe të akuzon.
Në vendin ku çdo të mirë i nxjerrim dhjetë të këqija që mos ta lejojmë të rritet dhe të keqen e idealizojmë dhe e pranojmë natyrshëm.
Rilindësit ishin idealistët. Ëndërronin për një Shqipëri të lirë dhe të fuqishme. Më pas erdhi Zogu i cili u akuzua si hajdut për vjedhjen e thesarit të shtetit. Errësira komuniste zaptoi vendin menjëherë duke vjedhur pronat dhe lirinë e çdo individi. Idealistët konsideroheshin tradhtarë dhe vetëm udhëheqësi mund të ëndërronte.
Qershia mbi tortë është pas ’90-ës. Këta janë kriminelët. Na dhanë një demokraci të rreme duke na vjedhur çdo gjë që na përkiste, madje dhe identitetin. Ndoshta këta pas ’90-ës na zhgënjyen më shumë . Këta na dhanë diçka që nuk posedojmë. Këta na lejojnë të mendojmë se kemi fuqi e liri, duke mos pasur asnjë nga këto.
E pra Refik Toptani paska pasur të drejtë! Edhe sot ka vend shprehja e tij. Se Shqipëria është vjedhur dhe vidhet nga brenda, është shkatërruar dhe shkatërrohet nga brenda.
Shqiptarët nuk po emigrojnë, por po ikin masivisht.
Arsyet janë gjithmonë individuale , por kaq shumë në masë po bëjnë tërësinë.
Mos guxoni t’i jepni kësaj ikjeje masive ngjyra moderne sikur po ikin për eksperienca të reja, ambicie individuale apo aventura. Populli po ikën për nevojë, për nevoja minimale.
Rilindësit e vërtetë, ata që shkrinë dituritë dhe pasuritë e tyre për zhvillimin e këtij vendi, duhet ta dinë që lufta e tyre paska qenë e kot. Shqipërinë e mbytën tradhtarët . Ikën pa na mësuar se çdo të thotë të jesh një rilindës i vërtetë. Na lanë një histori që na tregon sa larg tyre jemi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-28-780x439.jpg)
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër