Me 61 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënvizuar se me këtë projektligj po rregullohen çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve, të cilat do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen.
“Ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tashmë është i pakthyeshëm dhe si të tillë jemi duke nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës. Për herë të parë po përcaktohen rregulla për listën e barnave të rimbursuara që do të transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët e veçanërisht për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Me këtë projektligj po rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve dhe këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt. Kësi lloj buxheti që ndahet për shëndetësinë do t’i shtohet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale”, tha Vitia, raporton KP.
Ai tutje tha se ky është një moment i rëndësishëm për ngritjen e sistemit shëndetësor në nivel të ri.
“Konsideroj që ky është një moment vendimtar për vendin tonë, për marrëdhënien qytetar-shtet, dhe për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat e qeverisë sonë dhe po japim mbështetje më të madhe për shëndetësinë dhe për të ardhmen, qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e shpenzimeve për çështje të shëndetit.
Me sigurimin e detyrueshëm çdo qytetar do të ketë qasje në shërbimet bazë shëndetësore, duke reduktuar ndjeshëm barrën financiare, individuale dhe familjare. Me këtë ligj shtohet edhe një burim i qëndrueshëm i rritjes së buxhetit të shëndetësisë publike, kjo do të na jep një frymëmarrje për investime afatgjata në pajisje inovative, në infrastrukturë moderne”, ka thënë Vitia.
Deputeti nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta ka kërkuar që ky projektligj të sigurojë sigurim të plotë shëndetësor nga shteti për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Projektligji në fjalë ka përjashtuar nga mbulimi i plotë i sigurimit të një kategori jashtëzakonisht të ndjeshme të shoqërisë siç janë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ata, ato sot kanë nevojë për ne, ju po e shihni është kërkesë e KRCT-së ka qenë kërkesë e jashtëzakonshme edhe e presidentes së Republikës së Kosovës.
Për këtë fund-vit, projektligji ka përcaktuar që pagesa e kontributit nuk do të realizohet me automatizëm si për kategoritë e caktuara më lart, por varësisht nga statusi i varfërisë së individit. Këtë kategori ne njëherë po kërkojmë të varfërohet e më pastaj ta mbulojmë. Duke njohur ndjeshmërinë e kësaj kategorie njëherësh pasojat afatgjate të dhunës seksuale të përjetuara gjatë luftës në shëndetin fizik dhe mendor të viktimave në fjalë, gjatë shqyrtimit të mëtejmë të këtij projektligjit kësaj kategorie duhet t’i mundësohet sigurimi i plotë shëndetësor i financuar nga shteti”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se tashmë si qeveri e kanë adresuar këtë çështje. Sipas tij viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës do të gëzojnë sigurime të plota shëndetësore të mbuluara nga shteti.
“Një temë e ndjeshme si kjo tashmë është adresuar dhe tashmë qeveria veç më e ka përgatitur amendamentin dhe po kjo kategori kaq e ndjeshme do të jenë të mbuluara nga shteti. Dhe tash po besoj që në mbledhjen e Komisionit i cili do të paraqitet ky amendament po shpresoj shumë që edhe anëtarët e nderuar për shëndetësi do ta votojnë këtë amendament dhe do të procedojmë në leximin e dytë“, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe