LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i ligjeve kundër korrupsionit dhe për deklarimin e pasurisë, vjen reagimi nga ambasadori i BE-së në Kosovë

Miratimi i ligjeve kundër korrupsionit dhe për deklarimin e pasurisë, vjen reagimi nga ambasadori i BE-së në Kosovë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që në dy javët e fundit në Kosovë janë miratuar disa ligje që siç ka thënë, janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.

Këtu ai ka përmendur Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale.

Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Miratohet në lexim të dytë Projekt-kodi i Procedurës Penale
Lexo po ashtu Miratohet në lexim të dytë Projekt-kodi i Procedurës Penale

“Më vjen mirë që gjatë 2 javëve të fundit Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje që janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian, përfshirë këtu Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale”.

“Miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ato janë gjithashtu pjesë e Agjendës së Reformës Evropiane II”, ka shkruar ambasadori.

Miratohet Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave
Lexo po ashtu Miratohet Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave

Tutje, ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Lajme
Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Lajme
Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Lajme
Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Lajme
Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Lajme
U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

Lajme
Kalo në kategori