LAJMI I FUNDIT:

Mino Raiola: De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin

Mino Raiola: De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin

Matthijs de Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin, tani është në duart e Ajaixit – kështu ka thënë agjenti Mino Raiola, derisa raportohet edhe për interesimin e Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.

Është raportuar gjatë gjithë javës së kaluar se Bianconerët kanë nënshkruar me mbrojtësin holandez kontratë pesëvjeçare, me një pagë prej nëntë milionë eurosh në vit.

Në fillimet e negociatave, Zonja e Vjetër kishte ofruar 50-55 milionë euro për shërbimet e De Ligtit, por që ishin në dijeni se do të refuzohej nga Ajaxi. Ndërsa tash, agjenti i tij ka konfirmuar se lojtari dhe Juve kanë arritur marrëveshje për kushtet personale.


Mino Raiola (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

“De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe janë pajtuar rreth kushteve personale, mirëpo tani është në duart e Ajaxit”, ka thënë Raiola në një intervistë për De Telegraaf.

De Ligt i gatshëm të kalojë te Juventusi, pas bisedës me Sarrin
Lexo po ashtu De Ligt i gatshëm të kalojë te Juventusi, pas bisedës me Sarrin

Blaugranëtt dhe parisienët janë po ashtu në garë për transferimin e 19-vjeçarit, por siç duket transferimin e lojtarit e kanë kompletuar torinezët.

Agjenti italian ka thënë se nuk do të ketë një rebelim nga ana e mbrojtësit holandez, të ngjashëm me atë të Antoine Griezmann, i cili nuk dëshiron të rikthehet te Atletico Madridi. /Telegrafi/