Ministrja e sapoemëruar e Shëndetësisë e Suedisë, Elisabet Lann, u rrëzua gjatë një konference për shtyp të martën.

Videoja e incidentit, e cila u kap në kamera, tregon se Lann sapo kishte mbaruar së foluri, transmeton Telegrafi.


Ishte vetëm çështje pak çastesh kur të gjithë folësit e tjerë po ndanin të qeshura, kur ministrja e Shëndetësisë e Suedisë u rrëzua papritur dhe foltorja e saj ra me njerëzit që nxituan të kontrollonin gjendjen e Elisabet Lann.

Lann mori ndihmë të menjëhershme nga sigurimi qeveritar në dispozicion dhe përfundimisht u kthye në skenën e konferencës, duke deklaruar se i ra të fikët në mes të kohës për shkak të "rënies" së "nivelit të sheqerit në gjak".

Sipas raporteve të mediave lokale, Lann u emërua ministre e Shëndetësisë të martën pasi paraardhësi i saj, Acko Ankarberg Johansson, dha dorëheqjen papritur një ditë më parë.

Ministrja e sapoemëruar e Shëndetësisë humbi vetëdijen dhe u rrëzua ndërsa prezantohej në konferencën për shtyp të qeverisë.

Përpara se të emërohej ministre e Shëndetësisë, Lann shërbeu si këshilltare bashkiake në komunën e Göteborgut të Suedisë. /Telegrafi/