LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Manastirliu tregon se pse Shqipëria ka rritje të rasteve me COVID-19

Ministrja Manastirliu tregon se pse Shqipëria ka rritje të rasteve me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar arsyen se përse ka pasur rritje numri i infeksioneve nga COVID-19 në Shqipëri.

Manastirliu ka thënë se është vendosur testimi i një target grupi personash, pra kryesisht po testohen personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

“Një nga arsyet se përse Shqipëria ka një pozitivitet të lartë, është për shkak të strategjisë së testimit. Ne po bëjmë testim të synuar, që do të thotë që testojmë ata individë që dyshojmë se janë kontakt i një personi të infektua, gjurmojmë më pas kontaktet e tyre, që mund të jenë asimptomatik, që mund të kenë simptoma apo që mund t’i dalin simptomat më vonë. I rëndësishëm është izolimi. Nuk duhet harruar që testimi nuk është një proces që ndodh dhe konfirmon që ti për vitin e ardhshëm nuk do të infektohesh. Është një proces që të konfirmon ty që në atë ditë që e ke marrë testin ti je pozitiv apo negativ. Ky proces është zgjedhur për të maksimizuar burimet aktuale, ndërkohë që ne zgjerojmë kapacitetet për testim më të zgjeruar. Testimet janë shumë të rëndësishme dhe jo më kot ne po i rrisim këto kapacitete, pavarësisht se çfarë po shohim sot”, tha ajo. /Ora News/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori