LAJMI I FUNDIT:

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët e Luginës, subvencione këto që financohen nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Rexhepi ka thënë se ky është një veprim tjetër i diskriminimit konstant që i ndodh shqiptarëve.


“Ministria ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky është një veprim tjetër i diskriminimit konstant, në çdo sferë që i ndodh shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka theksuar se komunat e Preshevës dhe Bujanocit vazhdojnë të jenë dër më të varfrat në Serbi.

“Komunat e Preshevës e Bujanocit vazhdojnë të jenë ndër më të varfrat në Serbi, e Qeveria po vazhdon, lere që nuk ndërmerr asnjë hap drejt përmirësimit të situatës, ajo po bllokon edhe ato procese që po mundohemi të marrin bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës e në mbështetjen e zhvillimit në Luginë”, ka theksuar tutje kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë dorëzuar një padi kundër këtij vendimi.

“Rreth kësaj, kemi dorëzuar Padi kundër Vendimit në Gjykatën Administrative dhe presim një vendim të drejtë. Nëse në Serbi ka qoftë edhe pak drejtësi, ky vendim duhet të kthehet dhe fermerët tanë të përfitojnë nga kjo shumë. Lufta për të drejtat tona nuk ndalet!”, ka theksuar Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Lajme
Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

Lajme
9 armë zjarri, 200 fishekë e municione të ndryshme – policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë aksionit në rajonin e Mitrovicës

9 armë zjarri, 200 fishekë e municione të ndryshme – policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë aksionit në rajonin e Mitrovicës

Kronika e Zezë
Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Kronika e Zezë
“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Lajme
Dalin pamje të reja para diskotekës

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Lajme
Kalo në kategori