Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me mbështetjen e qeverisë gjermane nëpërmjet GIZ Kosova, ka lansuar bazën e të dhënave për tregtinë në shërbime.
Ministri Vesel Krasniqi, në ceremoninë e lansimit ka thënë se sektori i shërbimeve është segmenti më i rëndësishëm që kontribuon në punësim.
“Sektori i shërbimeve është segmenti më i madh i ekonomisë së Kosovës dhe forca shtytëse, që kontribuon në pjesën më të madhe, në vlerën e shtuar, në punësim dhe në tregtinë vendore, kështu që veprimtaritë e shërbimeve kanë mbuluar 74 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2019 dhe ka punësuar 85 për qind të forcës së përgjithshme të punëtorëve në Kosovë. Gjithashtu eksporti i tregtisë në shërbime për vitin 2019 ka arritur vlerën 1.6 miliard euro”, theksoi Krasniqi.
Ai potencoi se qëllimi kryesor i kësaj baze të të dhënave është të lehtësojë qasjen për të gjitha palët e interesit në kornizën ligjore, që rregullojnë aktivitetet e shërbimeve në Kosovë, duke ndihmuar kështu në operimin e atyre që tanimë janë në treg dhe të atyre ndërmarrësve që duan të fillojnë të ofrojnë shërbime në Kosovë.
Duke e vlerësuar platformën elektronike për shërbime në tregti, ministri Krasniqi tha se kjo platformë është vetëm një hap i suksesshëm drejt themelimit të Pikës së vetme të kontaktit, në bazë të Direktivës së Shërbimeve të Komisionit Evropian dhe Ligjit të Shërbimeve.
Ricardo Serri nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë theksoi se është mirë që në këtë projekt të punohet bashkë, pasi është pjesë e partneritetit në mes tyre.
“Kemi prekur disa prej çështjeve kryesore, të cilat edhe unë do të doja t’i përsëris dhe t’i theksoj në këtë ditë të rëndësishme për ne, sepse është dita që lansohet ky projekt, pika kontaktuese për shërbime”, tha Serri duke shtuar se kjo është diçka për të cilën është mirë të punojmë në këtë projekt së bashku me partnerët tjerë.
Ndërsa, Mark Barret, udhëheqës i projektit që mbështet procesin e Integrimit në BE në kuadër të GIZ-Kosova, tha se përmes këtij projekti dëshmohet se zbatimi i MSA-së është shumë praktikë dhe rrugë e sigurt drejt integrimit në BE.
“Ne kemi zbatuar në emër të qeverisë gjermane. Edhe në këto rrethana pandeminë ja kemi dal që të përfshihemi në disa aktivitet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit. Mendoj se zhvillimi i kësaj pike tregon sesi procesi i integrimit me MSA është shumë praktik”, ka thënë Barret.
Ai ka shtuar se ka shumë diskutime dhe ajo që zbatohet nëpërmjet këtij procesi bëhet shumë reale dhe ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe se është diçka që ndihmon në rrugëtimin e Kosovës përpara. Sipas z. Barret, krijimi i kësaj pike kontaktuese është hapi i parë drejt integrimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë