LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Do të propozojmë masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë: Do të propozojmë masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Komisioni këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 ka mbajtur sot takim në Ministri të Shëndetësisë ku ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe për shqyrtimin e masave në anti-Covid në fuqi.

“Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që  të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisnin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti Omicron apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2.


MSh thekson se mekanizmat anti- COVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSh u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori