LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë investon 370 mijë euro për ndërtimin e Aneksit të Urgjencës dhe renovimin e QKMF-së në Deçan

Ministria e Shëndetësisë investon 370 mijë euro për ndërtimin e Aneksit të Urgjencës dhe renovimin e QKMF-së në Deçan

Kërkesat dhe pritjet e shumta të qytetarëve për ndihmë në rastet emergjente në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, pas një kohe të gjatë duket se do të marrin fund, e kjo për shkak të investimit që ka vendosur të bëjë Ministria e Shëndetësisë në këtë QKMF.

Ministria e Shëndetësisë, ka ndarë fondet për ndërtimin e Aneksit të Urgjencës dhe renovimin e QKMF-së në Komunën e Deçanit.

Punimet për ndërtimin e Aneksit të Urgjencës dhe renovimin e QKMF-së, kanë nisur para 10 ditësh.


I tërë ky investim nga MSH-ja kap vlerën e 370 mijë euro. Të paktën kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e komunë së Deçanit, Yllarta Thaçi.

Thaçi po ashtu ka bërë të ditur se punimet në QKMF kanë filluar më 10 shtator, dhe se Aneksi i Urgjencës do të ndërtohet në objektin ekzistues.

“Punimet kanë filluar me 10.09.2018 përzgjedhjen ne kompanisë e ka bërë ministria, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projektit e bëjnë Ministria e Shëndetësisë sepse i gjithë projektit është përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë. Vlera e këtij projekti është 370.000 euro”, ka thënë Thaçi.

Ajo ka shtuar se gjatë kryerjes së punimeve në QKMF, shërbimet për pacientë do të bëhen brenda objektit te QKMF-së në administratën e tanishme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori