LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë dërgon ilaçin Gensulin për analiza në Kroaci

Ministria e Shëndetësisë dërgon ilaçin Gensulin për analiza në Kroaci

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se llojin e insulinës (Gensulin) që dyshohet se ka efekte negative e kanë dërguar për analiza në laboratorin “Halmed” në Zagreb.

Nëpërmjet një komunikate për media Ministria e Shëndetësisë sqaron se procesi i kontraktimit të këtij bari ka shkuar në rrugë krejtësisht legale dhe ka kaluar nëpër të gjitha procedurat në përputhje me Ligjin për prokurim publik në Kosovë, sipas të cilit, asnjë operatori nuk mund t’i ndalohet e drejta e konkurrimit në treg për produkte të regjistruara në Agjensionin Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore.

“E dyta- pas ngritjes së disa shqetësimeve nga disa endokrinologë, kryesisht në media, për siç konsiderojnë ata, efekte jo adekuate të produktit Gensulin, me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPPM), ka marrë disa ekzemplarë të Gensulin, të cilat i ka dërguar për analizë të kontrollit të cilësisë në Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore Halmed në Zagreb të Kroacisë”, thuhet në këtë komunikatë.


Sipas MSH-së përveç produktit, në këtë agjension kroat janë dërguar edhe Moduli 3 nga prodhuesi i Gensulin, Bioton (Poloni) që ka të bëjë me metodat analitike dhe validitetin e tyre si dhe substancat referente në sasi të mjaftueshme për të gjitha testet.

“Së fundi, tash në muajin korrik, pas kontakteve dhe interesimeve të vazhdueshme rreth produktit, Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) i ka dërguar  Agjensionit HALMED edhe listën e plotë të gjithë parametrave nga certifikata e analizës së produktit Gensulin, për të cilët dëshiron të ketë rezultatin e analizës”.

“Në ndërkohë, që MSH dhe AKPPM po presin që ta kenë rezultatin e kontrollit të cilësisë së produktit Gensulin nga një institucion kredibil për këtë çështje, i lut qytetarët që të kenë mirëkuptim për të pritur këtë rezultat, në varësi të së cilit edhe do të ndërmerren hapat e nevojshëm”, thuhet tutje në komunikatën e MSH-së.

MSh e kupton ndjeshmërinë e kësaj çështje dhe reagimet subjektive që mund të paraqiten, ndërkohë që i siguron qytetarët se pas marrjes së rezultateve, në rast se konfirmohet që produkti nuk i ka përmbushur standardet e cilësisë, në emër të pacientëve do të kërkojë llogari dhe dëmshpërblim nga operatori, sikur që, do të kërkojë llogari edhe nga palët e tjera të përfshira në rast se vërtetohet e kundërta.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori