LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë deklarohet për vdekjen e tri foshnjave në Shkup

Ministria e Shëndetësisë deklarohet për vdekjen e tri foshnjave në Shkup

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për Telegrafi Maqedoni ka dhënë informacione në lidhje me vdekjen e tri foshnjave të porsalindura në Klinikën për Gjinekologji në Shkup.

Sipas informacioneve të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, pacientja I.M është hospitalizuar më 21 gusht në Klinikë me dhimbje barku. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të njëjtën ditë ajo ka lindur trinjake në javën e 27 me prerje cezariane.

Vdesin tre foshnje të porsalindura në Klinikën Gjinekologjike në Shkup
Lexo po ashtu Vdesin tre foshnje të porsalindura në Klinikën Gjinekologjike në Shkup

“Foshnjat e lindura janë pranuar nga pediatri dhe akushere në sallën e operacionit. Me familjen është biseduar disa herë, me qëllim që t’u sqarohet gjendja e foshnjave, tretmanin dhe mundësinë për mbijetesë, ndërsa në ditën e nesërme është konstatuar vdekja e të tre foshnjave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


Ata shtojnë se kanë formuar një komision i cili do të hetojë rastin, me qëllim që të vërtetojë trajtimin e përgjithshëm të nënës dhe foshnjave në përputhshmëri me protokolet mjekësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori