Në këtë muaj, përkatësisht më 24 qershor 2024 do të skadojë licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj. Ndonëse terminali aplikimin për licencim ka bërë me kohë ndërsa përkundër kësaj, komisioni i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ende nuk i ka vizituar për të vlerësuar vazhdimin e licencës.
Terminali Doganor në Ferizaj ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, dhe pretendojnë se i plotësojnë të gjitha kushtet për vazhdim të licencës dhe nëse nuk ri-licencohen, do të shuhen dhjetëra vende pune.
Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%. Megjithatë për këtë, Aliu thotë se duhet të ketë veprime që promovojnë zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jo të dëmshme.
Po ashtu mbi 300 biznese dhe rreth 25 kompani të agjentëve doganor kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, thekson për KosovaPress se ky proces ka procedura për vazhdimin e ri-licencimit të këtij terminali.
Derisa, shton se nuk dëshiron të ndërhyjë në këtë proces.
“Është çështje procedurave, qysh t’i vjen puna procedurave vazhdohet në to, nuk mund të ndërhy unë në procedura, qysh shkon ajo çështje. E kuptojmë atë punë”, thotë shkurt ministri Aliu.
Një muaj më parë, ministri Aliu kishte thënë se kjo çështje mbetet brenda Komisionit përkatës, dhe ka shtuar se do të trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera.
Ministri Aliu pati thënë se pretendimet nga ana e kompanisë dhe ato të Komunës së Ferizajt, do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave.
“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, kishte deklaruar Aliu për KosovaPress.
Duke komentuar ankesën e kompanisë “Fitorja”, në të cilën thuhet se në rast të mbylljes së këtij Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia, Aliu thotë se kjo nuk është në të mirën e vendit.
“Çështjen e terminalit, është ana procedurale, e cila ligjërisht do të trajtohet nga ana e komisionit dhe nuk mund të jap qëndrim. Natyrisht që neve na intereson që të mos kemi veprime të tilla që ndikojnë në ekonomi, por të cilat e promovojnë zhvillimin ekonomik në vend. Sigurisht se pretendimet nga ana e kompanisë, nga ana e Komunës së Ferizaj në Ministri edhe të Financave edhe tek ministria jonë do të trajtohen mjaft seriozisht në mënyrë që të shohim cili do të jetë rezultati i kësaj”, pati thënë Aliu.
Duke u ballafaquar me këtë situatë, kompania “Fitorja” me seli në Ferizaj, operator i licencuar si Terminal i mallrave i është drejtuar me një ankesë kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, duke kërkuar nga qeveria që t’i vazhdohet licenca e operimit pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe mbyllja e terminalit do të ketë dëme për të gjitha palët.
“Nga mosvazhdimi i licencës, njëherësh mbyllja e terminalit, do të dëmtohet shteti ynë, dogana, bizneset dhe agjentët doganorë sepse nga këto ndryshime nuk do të përfitoj askush përpos kompanive transportuese ndërkombëtare si Serbia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi etj, të cilët e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%, kurse 5 % të tjera janë kompanitë transportuese vendore të cilat nuk hyjnë në terminale për shkak të lehtësirave doganore”, thuhet ndër të tjera në ankesë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës