Liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë as këtë vit. Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave si dhuratë për Krishtlindje, një gjë e tillë po konsiderohet e pamundur të ndodhë.
Nga Ministria e Integrimit Evropian pohojnë se janë shuar gjasat që për këto katër javë sa kanë mbetur qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.
Sipas tyre, shkak i vonesës së heqjes së vizave është bërë qasja e Francës dhe e Holandës ndaj kësaj çështjeje.
Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, në një prononcim për “Zërin” ka theksuar se edhe këtë vit nuk do të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Schengen.
Ndonëse deklaron se janë përmbushur të gjitha kushtet, Çelaj pohon se liberalizimi do të vonohet për shkak të qasjes së Francës dhe Holandës ndaj kësaj çështjeje.
“Vetë fakti që ka mbetur më pak se një muaj, nuk besoj që sivjet qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, që i kërkon ky proces dhe kjo është thënë jo vetëm prej institucioneve të Kosovës, por edhe prej atyre relevante të Bashkimit Evropian. Por ne e dimë situatën e krijuar me pozicionimin e Francës dhe edhe të Holandës jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj rajonit, prandaj mendoj se ky është shkaktari kryesor i vonesës së liberalizimit të vizave”, ka potencuar ai.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt se liberalizimi mund të ndodhë këtë vit, Çelaj nuk e kundërshton, por thotë se sipas informacioneve që ka do të jetë e vështirë deri në fund të vitit të merret së paku edhe data për liberalizim.
“Kryeministri në detyrë mund të ketë informacione më të sakta, pozicioni i tij ofron mundësi dhe qasje në burime më të sakta të informtave dhe nuk mund të paragjykohet. Por me njohuritë që i kam unë prej kontakteve të cilat i kam pasur nuk pres që sivjet do të ketë heqje të vizave. Në rastin më të mirë sivjet mund të merret ndonjë vendim ose të caktohet data se kur do të liberalizohen, edhe pse edhe për këtë gjë i kam rezervat e mia”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës