Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik (MEPTINIS) njofton se ka nxjerr urdhëresën për mbarëvajtjen e bizneseve gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit.
MEPTINIS në këtë urdhëresë tregon se cilat janë disa nga bizneset që nuk duhet të punojnë gjatë kësaj periudhe.
“Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mbyllura, përfshirë këtu edhe qarshitë), përveç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qendra tregtare”, thuhet në njërën nga pikat e vendimit, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, kjo ministri për ato biznese që duhet të punojnë, urdhëron që të merren masa higjienike.
“Çdo operator ekonomik që lejohet të veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese”, njofton MEPTINIS.
Njoftimi i plotë i MEPTINIS
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), në mbështetje të neneve 10, 11 dhe 17 të Ligjit 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, nenit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcës 8 pikat 20, 30 e 31 të Rregullores (QRK) 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe vendimeve 01/09 të 13 marsit 2020 dhe 1/11 te 15 marsit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me masat ndaj pandemisë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shëndetit publik, bazuar tutje në Ligjin 2004/18 për Tregti të Brendshme, i ndryshuar, si dhe në urdhëresat e lëshuara nga MEPTINIS 01/01 e 12 marsit 2020, 01/02 e 17 marsit 2020, 01/03 e 17 marsit 2020, e plotësuar me urdhëresën 01/04 të 20 marsit 2020; dhe duke pasur parasysh kërkesat e Planit Kombëtar të Reagimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nxjerr këtë:
URDHËRESË PËR MBARËVAJTJEN E VEPRIMTARIVE EKONOMIKE GJATË EMERGJENCËS SE SHËNDETIT PUBLIK (23-03-2020)
1. URDHËROHEN TË GJITHË OPERATORËT EKONOMIKË:
1.1. të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shëndetit publik;
1.2. të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020, nr. 01/02 të 17 marsit 2020, nr. 01/03 të 17 marsit 2020, të plotësuar dhe ndryshuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe
1.3. me vendime dhe urdhëresa të tjera që mund të nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjencën e shëndetit publik.
2. Çdo operator ekonomik që lejohet te veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:
2.1. të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;
2.2. të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP);
2.3. të marrë masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për punonjësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),
2.4. të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar veprimtarinë, duke përfshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat,[1] dhe
2.5. të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.
3. Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mbyllura, përfshirë këtu edhe qarshitë[2]), përveç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qendra tregtare.
4. Mbyllet tregtia me pakicë e tekstilit dhe produkteve të ngjashme, hekrarive dhe gjësendeve metalike e të ngjashme, si dhe libraritë. Këndet shitëse të këtyre produkteve në markete të mëdha duhet të demobilizohen.
5. Mbyllen shërbimet e parukerisë, trajtime estetike, palestra, e të ngjashme sipas listës me kode “NACE”[3] (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.
6. Mbyllen edhe veprimtaritë tjera tregtare/shërbyese si në listën me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.
7. Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebaptoret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues (walk-in clients). Këta operatorë u nënshtrohen kushteve si vijon:
7.1. Duhet t’i demobilizojnë tavolinat e karriget që përdoren për shërbim brenda lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientët vizitues.
7.2. Nuk u lejohet shërbimi marrje me vete (take-away)[4].
7.3. Por u lejohet që produktet/shërbimet t’i shpërndajnë me porosi (delivery).
7.4. Brenda lokaleve të tyre nuk lejohet të qëndrojë asnjë person, përveç personelit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit të angazhuara për shpërndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa rigoroze të higjienës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet me rigorozitet të respektohen masat e distancës shoqërore e shmangies së kontaktit.
8. Shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqësore, pikat e karburantit, autolarjet, shërbimet komunale e financiare e veprimtari të tjera që lejohen të punojnë, sipas listës me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), u nënshtrohen kushteve si vijon:
8.1. Duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vetë shërbyese (Vending machine), por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).
8.2. Tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dyqani i lubrifikantëve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e shërbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine). Por, lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).
9. Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punëdhënësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u konsumuar në vend punishte/hapësirën e punës.
10. Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. Mysafirët mund të shërbehen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhënat e sakta të mysafirëve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli duhet të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
11. Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik (të cekura në pikën 1).
12. Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletushkat, kuponat, katalogët e të tjera.
13. Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e makinave vetëshërbyese (vending-machine) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomikë[5].
14. Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët[6] dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre sipas listës me kode NACE, duke marrë masat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.
15. Veprimtaritë ekonomike do t’i nënshtrohen kufizimeve në kohë dhe shtrirje sipas vendimeve të ardhshme të Qeverisë me masat shtesë, në lidhje me emergjencën e shëndetit publike.
16. Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Kosovës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zbatimin e vendimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.
17. Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/04 e 20 marsit 2020.
18. Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos