LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë: Deri më 28 shtator fermerët mund të aplikojnë për subvencione

Ministria e Bujqësisë: Deri më 28 shtator fermerët mund të aplikojnë për subvencione

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka hapur periudhën e aplikimit për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZHR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 28 shtator 2021.

Subvencionimi i disa kulturave bujqësore në kuadër të këtij Programi sivjet për herë të parë do të orientohet mbi bazën e rendimentit e krahas kësaj, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primit të Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për gjashtë kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore.


MBPZHR thotë se ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, thekër, tërshërë, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, për bletë, pula vojse, thëllëza, për dosa për riprodhim, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për sektorin e akuakulturës, për viça për majmëri.

Po ashtu, sivjet do të ketë pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht, pagesa direkte për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave te mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit, për sipërfaqet e mbjella me perime, për prodhimtarinë organike, për bimët mjekësore dhe aromatike.

Në kuadër të këtij programi, sivjet do të ketë edhe pagesa direkte për Primin e Sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe Primin e Sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës.

Të gjithë të interesuarit për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së dhe në web faqen e AZHB-së, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori