LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: S’ka draft final të Ligjit të Pagave, po krijohen pritje artificiale për të nxitur pakënaqësi

Sveçla: S’ka draft final të Ligjit të Pagave, po krijohen pritje artificiale për të nxitur pakënaqësi
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mohuar se ekziston draft final i Ligjit të Pagave, pjesë të së cilit janë publikuar sot në disa media.

Sipas të parit të MPB-së, lajme të tilla kanë qëllime të këqija.

“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe”, thuhet në reagimin e ministrit Sveçla.


Ai thotë se Ligji i Pagave nuk do të bëjë përcaktimin e vlerës së koeficientit, dhe se i njëjti përcaktohet me Ligjin e Buxhetit.

“As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit”.

Ministri i Punëve të Brendshme thotë se këto dezinformata për Ligjin e Pagave kanë për qëllim krijimin e konfuzionit që më pas të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive.

“Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese”.

Sveçla thotë se do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njëjti të finalizohet.

Publikimi në disa media i një dokumenti që pretendohet se është një draft i Ligjit të Pagave ka shkaktuar reagime të sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.

Pakënaqësi të mëdha kanë shprehur sindikata e policisë, sindikata e shëndetësisë.

Së fundmi edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk duhet të eksperimentojë më Ligjin e pagave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori