Ndërtimi i Rezidencës qeveritare në Hajvali do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës qindra miliona euro vetëm për shpronsimin e pronave, të cilat prekin zonën me interes të veçantë, që tashmë është edhe me vendim të Qeverisë.
Edhe pse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka iniciuar dhe është përgjegjëse e vendimit të ri të Qeverisë për shpronësimin e pronave në zonën me interes për ndërtimin e Kompkesit (Rezidencave) qeveritar, kjo ministri nuk po e bën transparente se sa është sipërfaqja e këtij ‘trualli’ të ri qeveritar.
Burime të KosovaPress brenda Ministrisë së Ambientit tregojnë se sipërfaqja me interes të veçantë do të jetë rreth 1 mijë hektarë.
Këshilltari i ministres së MMPH, Albena Reshitaj, Leutrim Sahiti ka thënë se pas vendimit të qeverisë, kërkohet faza e dytë e procesit të elaboratit që nënkupton çështje teknike ose identifikimin e pronave për shpronësim, dhe sipas tij, pasi të bëhet ky procesi i elaboratit të shpronësimit, pastaj Qeveria merr vendim për shpronësim për ato prona të cilat, siç tha Sahiti tash për tash nuk e dinë sipërfaqen, sepse përcaktohen këto më vonë.
Për këtë proces teknik ose për identifikimin e pronave me interes të veçantë, kjo ministri planifikon të hap tender dhe të angazhojë një kompani private.
“Për të ditur saktë zonat dhe pronat e palujtshme të secilit pronarë, ne sigurisht se do ta mësojmë pas të bëhet elaborati i shpronësimit dhe është një proces i cili zgjatë, sepse kjo varet edhe prej proceduarve të tenderimit dhe pas përfundimit të këtij procesi ne do të dimë saktë se cilat janë pronat… Nuk e dimë saktësisht, për arsye se procesi i elaboratit e përcakton qartë numrin e pronave dhe sipërfaqen. Mirëpo, pjesa e kryeqytetit dhe pjesa e Hajvalisë, pjesës së Graçanicës e përcakton pak a shumë vendin se ku planifikohet të ndërtohet, por saktësisht numri i pronave të cilat preken nga ky proces, sigurisht se do ta mësojmë pas përfundimit të procesit të elaboratit. Vendi ku do të ndërtohet janë, në Zllatar, në Matiçan, Hajvali, në Qagllavicë edhe në Badovc”, ka thënë Sahiti.
Ai duke shtuar se kjo ministri ka për obligim vetëm shpronësimin e këtyre pronave, shpreson që brenda këtij viti do të përfundon elaborati i shpronësimit për të ditur saktë se cilat prona janë të përfshira në këtë projekt.
Po ashtu, kjo ministri nuk ka treguar as shumen e për afërt të shpronësimeve, ngase ende nuk e ka të qarta se sa prona janë të përfshira dhe cilat prona janë të përfshira në këtë projekt. Megjithatë, thotë se prej këtij momenti do t’i ndalin ndërtimet në zonën me inertes të veçantë.
“Për cilët pronarë bëhet fjalë, atë do ta kuptoni në momentin që bëhet procesi i elaboratit të shpronësimit. Ky proces tregon saktë, ku ka prona të shtetit, ku kemi prona private, cilët pronarë janë, do t’i keni edhe me emra për secilin pronarë dhe për shumën e mjeteve të sakta… Epiqendra e ndërtimit është në Hajvali, por prek edhe zonat përreth… Në momentin që është marrë vendimi për të shpallur zonë me interes të veçantë, sigurisht që ne nuk do të lejojmë ndërtime pa leje në këtë pjesë”, ka thënë Sahiti.
Ai ndër të tjera ka thënë se arsyeja e këtij vendimi për Rezidencën në Hajvali, është se në shumicën e vendeve, objektet institucionale janë në periferi. Sipas tij, përfituese është shteti në aspektin buxhetor, si dhe qytetarët, ngase të gjitha institucionet qeveritare janë në një vend.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini thotë se pa u bërë shpronësimi nuk mund të ketë mjete dhe shumë të saktë për të blerë tokë për Qeverinë.
Ndërsa, komuna e Prishtinës e cila do t’i shesë tokë Qeverisë për shumicën e pjesës së Rezidencës, nuk është deklaruar për KosovaPress, edhe pse është kontaktuar për këtë çështje edhe nënkryetari i komunës, Selim Pacolli.
Për këtë projekt madhor, strukturën e saj nuk po e di saktë as Qeveria, ngase sipas këshilltarit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Haki Shatri, për këtë është përgjegjëse fillimisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Shatri thotë se një mund ta di, se me buxhetin e vitit 2018 nuk ka mjete për këtë proces.
“Është një strukturë e veçantë qeveritare, e cila merret me çështjet e vlerësimit të pronave për shpronësim, ata i punojnë detajisht dhe në fund shihet sa kushton kosto e shpronësimit. Unë nuk e di saktë strukturën e pronësisë se a është pronësi krejt individuale, unë e di që s’është, ka prona që janë në pronësi komunale dhe brenda AKP-së dhe individuale dhe të tjera. Kur të definohen evidentohen sipërfaqet, pronarët, Komisioni përkatës i vlerëson çmimin e tregut të atyre sipërfaqeve dhe bënë projektin për kompensim. Me buxhet vitin 2018 nuk është paraparë asnjë cent për këtë veprim, këtë janë veprime paraprake përgatitore, që i hap rrugë ndoshta me veprime të këtij viti, krijojnë obligime që buxheti i vitit 2019 me parapa mjete, kështu që tash për tash është vetëm fillimi i një ideje që sigurisht do të jetë i një afati ndoshta 5-10 vjet deri në përfundim të implementimit”, ka thënë këshil ltari Shtari.
Shatri dhe këshilltari i ministres, Albena Reshitaj, kanë thënë se pronarët e parcelave në këtë projekt dhe familja Pacolli, ose kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk mund të jenë përfitues të këtij projekti të mundshëm gjigant.
“Mendoj se është një projekt i mirë, këto institucionet tona që kanë dal pas shpalljes së Pavarësisë, një pjesë e madhe punon në objekte me qera, sepse paguajmë shumë për qera. Këto që punojnë në objekte shtetërore, punojnë në kushte tepër të pa përshtatshme, ka mbi ngarkesë me numër të punëtorëve, me objekte që nuk kanë qenë të përgatitura për punë institucionale, por janë përshtatë sipas nevojës gjatë viteve, mirëpo nuk janë të përshtatshme dhe nuk i përgjigjen shumë objekte të institucioneve shtetërore. Ndaj, duhet me mundësitë buxhetore që të kemi qendër, një vend të caktuar të institucioneve me objekte të përshtatshme ku mund të kryhet puna pa kurrë farë pengese dhe pa e penguar askënd prej qytetarëve të kryeqytetit”, ka thënë Shatri.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj më 13 prill ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave në zonën me interes për ndërtimin e kompleksit qeveritar në Hajvali. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës