LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e pandemisë e Zelandës së Re në dyshim mes përhapjes së Delta coronavirusit

Strategjia e pandemisë e Zelandës së Re në dyshim mes përhapjes së Delta coronavirusit

Ministri i Zelandës së Re përgjegjës për COVID-19, Chris Hipkins, deklaroi se variacioni Delta i virusit “ndryshon gjithçka nga rrënjët” dhe i bën masat ekzistuese të mbrojtjes “shumë më pak të përshtatshme”. Askush nuk është infektuar në Zelandën e Re për gjashtë muaj, por autoritetet kohët e fundit vendosën një bllokim të rreptë pasi u zbulua një i infektuar me Delta.

Sipas tij, ardhja e një lloji shumë ngjitës të deltës “solli disa pyetje shumë të mëdha” në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë në Zelandën e Re.

Hipkins u tha mediave lokale se eliminimi i virusit mbetet qëllimi i autoriteteve të Zelandës së Re, raporton nzherald.


“Realiteti na tregon se virusi përhapet 24 orë pasi një person sëmuret dhe kjo ndryshon ndjeshëm gjithçka nga rrënja. Kjo do të thotë që të gjitha masat tona ekzistuese mbrojtëse kanë filluar të jenë shumë më pak të përshtatshme dhe të dobëta, gjë që ngre pyetje të mëdha në lidhje me planet afatgjata”, theksoi Hipkins.

Askush nuk është infektuar në Zelandën e Re për gjashtë muaj, por autoritetet kohët e fundit vendosën një bllokim të rreptë pasi një i infektuar me llojin Delta të coronavirusit u zbulua në Auckland.

Në 24 orët e fundit, 21 raste të coronavirusit janë regjistruar në Zelandën e Re. Një total prej 72 personash tani janë infektuar dhe shtatë shkolla në Auckland kanë raportuar se janë infektuar në mesin e studentëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori