Ministri Vitia: IVF në QKUK pritet të nisë në dhjetor, kanë ardhur të gjitha aparaturat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se procesi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) pritet të nisë së ofruari si shërbim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në dhjetor.
Procesi i IVF deri tani është kryer vetëm në spitalet private.
Vitia theksoi se ofrimi i shërbimit të IVF-it do të nisë në kuadër të Udhëzimit Administrativ të ish-ministrit Ferid Agani, deri atëherë kur do të arrijë të aprovohet ligji i ri.
“Sa u përket IVF-së, e kemi një Udhëzim Administrativ në fuqi i bërë nga ish-ministri Agani i cili nuk e rregullon në asnjë mënyrë këtë çështje. Sepse me këtë Udhëzim Administrativ nuk mund të kesh sanksione dhe ne jemi dëshmitar se edhe në vitet paraprake ka pas një aksion nga Inspektorati Shëndetësor në lidhje me këtë procedurë, ku baza ligjore e munguar ka bërë që të mos merret asnjë edhe një masë.
Por, Ky udhëzim administrativ nuk ndalon të gjitha ato që disa po thonë që ky udhëzim është i mjaftueshëm dhe i ndalon të gjitha ato që po mundohemi t’i themi ne si e drejtë e pamohueshme e secilës grua për të qenë nënë. Dhe në këtë drejtim, ne mund ta bëjmë dhe funksionalizojmë edhe me Udhëzimin administrativ… nuk e kam hallin te shëndetësia publike, ose në shërbimin publik sepse është pjesë e monitoruar mirë… por e kam hallin në sektorin privat mund të vazhdojë e njëjta siç ka vazhduar më herët.
Duke mos pas bazë ligjore fatkeqësisht nuk mund të bëjmë sanksionime të cilat janë të domosdoshme dhe ky ligj i kishte rregulluar të gjitha këto sepse Udhëzimi Administrativ aktual i lejon edhe ato që të tjerët po thonë se si lejon, por në anën tjetër as nuk na mundëson monitorim dhe sanksionim të institucioneve qofshin ato publike apo private, për t’i sanksionuar për shkelje potenciale që mund të ndodhin”, ka thënë ai në konferencë për media, raporton Telegrafi.
Ministri Vitia foli edhe për atë se kur do të nisë së funksionalizuari si shërbim në QKUK.
“Do të fillojë gjatë këtij viti, d.m.th fillimi i dhjetorit, dy javët e para të dhjetorit. Kanë ardhur të gjitha aparaturat. Përveç pjesë së aparaturave dhe procedurave aty nevojitet edhe barna të caktuara, hormon-stimuluese që në bashkëpunim me komunitetin kyç për listën e barnave esenciale janë futur në listën e barnave esenciale”, tha ai.
Sipas tij, deri në mes të dhjetori ky shërbim ofrohet pa kosto në dy procedurat e para, por siç tha ministri Vitia edhe me kosto shumë më të ultë se në privat pas procedurës së tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës