LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Shëndetësisë: Kam ardhur t’ia kthej borxhin Kosovës

Ministri i Shëndetësisë: Kam ardhur t’ia kthej borxhin Kosovës
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot në Komisionin për Shëndetësi theksoi se nga Amerika ka ardhur në Kosovë me një qëllim të thjeshtë, për t’ia kthyer borxhin Kosovës.

Ai tha se për ta rregulluar shëndetësinë në Kosovë, e botë në realitet është lehtë, nuk është vështirë fare, por vetëm nëse është ideja e konceptin kush po na duhet, për çka po punojmë.

“Na punojmë për pacientin…ju premtoj të gjithë juve se ose keni me qenë pacientë ose jeni sot. Vetëm nëse na vranë rrufeja s’kemi kohë të jemi pacient”, tha ai, duke shtuar se me këtë koncept duhet me pas ekipin e mirë, mjekët, infermierët etj.


Ai tha se si kuadër ai është përgatitur këtu, pasi ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, e pastaj ka vazhduar në shkollimin në SHBA.

“Kam ardhur me një qëllim të thjeshtë, me ja kthyer borxhin Kosovës”, tha ai.

Më tej ministri Latifi tha se pa punuar si ekip nuk mund të përmirësohet sektori i shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori