LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb: E papranueshme ideja për shkëmbimin e territoreve me Kosovën

Ministri serb: E papranueshme ideja për shkëmbimin e territoreve me Kosovën

Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiq, thotë se ideja e shkëmbimi të territorit me Kosovën, e cila po përmendet kohët e fundit, nuk mund të jetë legjitime dhe nuk është e pranueshme të flitet për të.

Ideja e shkëmbimit të territorit, kur flitet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk është e re, por kurrë më parë nuk është përmendur as cituar më shumë në opinion, dhe jo vetëm në shtypin serb.

I pyetur nga televizioni “N1”, nëse kjo është pjesë e taktikës negociuese, apo nëse kjo ide ka legjitimitet, ministri serb Branko Ruzhiq, thotë se kjo nuk mund të jetë një ide legjitime, dhe askush, sipas tij, nuk e përmend në mënyrë valide.


“Kanë kaluar shumë trena, të cilët nuk i kemi shfrytëzuar, për çfarë mbajmë përgjegjësi të gjithë së bashku, të gjithë politikanët dhe elitat politike që kanë qenë në skenë gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Ruzhiq, përcjell Telegrafi.

“Askush nuk e ka përmendur këtë, as nuk është e pranueshme të flitet për shkëmbimin e territoreve. A është racionale dhe reale të flitet në këtë moment për këtë…  Cili do të jetë epilogu i këtij dialogu do të varet nga shkathtësia e udhëheqësve shtetërorë, e cila, nga ana jonë, nuk mungon…  Por është e rëndësishme që ata në Prishtinë, të dëgjojnë ehon e tyre personale të përceptimit të situatës, e jo vetëm të jenë referentë të dikujt … Kur ta kemi këtë situatë, jam i sigurt se do të vijmë te kompromisi”, tha Ruzhiq.

Ai potencoi se lidhur me Kosovën nuk do të ketë një zgjidhje ideale, sepse secila palë do të humbasë diçka, por tha se “nuk mund të kemi një monolog”.

“Serbia është duke u përpjekur për të bindur të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë në faktet, të cilat janë të qarta dhe relevante dhe mendoj se në këtë fushë, sado që të jetë e vështirë, mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe se shteti i Serbisë do të jetë në gjendje për të nxjerr një zgjidhje, e cila në një afat të gjatë do të jetë e vetmja racionale dhe e kënaqshme,  para së gjithash për popullin serb”, tha ministri serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori