LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi: SHBA, partner i pazëvendësueshëm në avancimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ministri Selimi: SHBA, partner i pazëvendësueshëm në avancimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë ditës, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takim me përfaqësuesin e lartë nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare (OIA) të Departamentit të Drejtësisë, Bruc Ohr.

Sipas një njoftimi, ministri Selimi fillimisht e ka falënderuar z. Ohr për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë në çdo fazë të konsolidimit të Republikës së Kosovës.

“ShBA është aleat i përjetshëm dhe partneri më kredibil i Kosovës, andaj jemi të bekuar që si popull e shtet i kemi përqafuar idealet amerikane të lirisë dhe drejtësisë”, tha ministri Selimi.


Në këtë takim, ministri Selimi e ka informuar z. Ohr rreth çështjeve prioritare të sistemit të drejtësisë, me të arriturat në sundimin e ligjit në Kosovë, mekanizmat që ka krijuar vendi ynë në luftimin e krimit të organizuar dhe atij transnacional, si dhe për avancimin e mëtejmë të një sistemi kredibil e efikas të drejtësisë.

Po sipas njoftimit, në kuadër të takimit, ministri Selimi dhe z. Ohr kanë biseduar edhe për marrëveshjen e ekstradimit, në veçanti për rastet konkrete të personave të kërkuar nga ShBA, si dhe për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të Prokurorisë dhe Gjyqësorit përmes marrjes së ekspertizës së drejtpërdrejtë në ndjekje dhe gjykim të rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Në anën tjetër z. Ohr duke vlerësuar Kosovën për të arriturat e saj, e siguroi ministrin Selimi për mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për avancimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

z. Ohr ritheksoi se ShBA-ja është dhe do të mbetet partnere dhe përkrahëse e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori