LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi: Partneriteti me ShBA, i çmuar në çdo fazë të avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ministri Selimi: Partneriteti me ShBA, i çmuar në çdo fazë të avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë vizitës zyrtare në Washington, në një takim me zëvendës ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Jorgan Andrews, nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ka theksuar se ndër prioritetet e tij është përmirësimi i legjislacionit për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përmes një njoftimi për media, Selimi po ashtu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka ofruar Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes donacioneve dhe asistencës me qëllim të ngritjes së kapaciteteve, përmirësimit të ambientit dhe kushteve të punës brenda këtij shërbimi.

“Ministri Selimi në bashkëbisedim me Andrews, theksoi se si Ministër i Drejtësisë ndër prioritetet e tij është përmirësimi i legjislacionit për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit, për këtë bashkëpunimi me INL dhe programet tjera të Departamentit të Drejtësisë ka qenë një ndihmë e madhe dhe e padiskutueshme në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe ndërtimit të një sistemi funksional me qëllim të konsolidimit të secilit institucion dhe ngritjes së profesionalizmit dhe efektivitetit në punë”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, Selimi, në fund ka shtuar se përveç partneritetit të çmuar strategjik e politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbështetjen e agjencive dhe programeve me të cilat bashkëpunon Ministria e Drejtësisë, reformat do të ecin shumë më shpejt dhe progresi do të jetë i garantuar në forcimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori