Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë kësaj vizite ai takoi homologen e tij, ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Shqipërisë, Frida Krifca.
Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Bujqësisë thuhet se, të dy homologët bashkë-biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të avancimit të politikave të duhura zhvillimore për sektorin e bujqësisë të të dyja vendeve.
Gjithashtu, ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve tona.
Ministri Faton Peci theksoi se përmes shkëmbimit të praktikave më të mira të shtetit shqiptar dhe vendeve të rajonit, synojnë t’i përmbushin kushtet për akreditimin në IPARD të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në mënyrë që sektori i bujqësisë në Kosovë të jetë përfitues i fondeve të tilla zhvillimore.
“Gjatë këtij takimi bashkëbiseduam gjatë për mundësitë konkrete të bashkëpunimit institucional për arritjen e objektivave të përbashkëta, si dhe pashë nga afër një ndër historitë e shumta të suksesit, pikën grumbulluese të pemëve dhe perimeve në Lushnjë përfituese të fondeve IPARD, pronari i të cilit është nga Kosova”, tha Peci.
Ndër tjerash, në këtë takim u diskutuan edhe ide konkrete të mundësisë së aplikimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare dhe për këtë të dy homologët u dakorduan që të krijojnë grupe ekspertësh në nivel teknik dhe administrativ që të gjejnë modalitetet e rritjes së shkëmbimit tregtarë për prodhimet bujqësore dhe eliminimin e barrierave të panevojshme.
Nga ana e saj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca pasi falënderoi Ministrin Peci për vizitën, shprehi gatishmërinë para tij se do të vazhdojnë të mbesin të përkushtuar për të arritur objektiva që kanë për synim zhvillimin e bujqësisë, në mënyrë që produktet e dy vendeve të jenë konkurruese me ato të vendeve të zhvilluara evropiane.
Të dy ministrat u shprehën se do të përkushtohen në të mirë të zhvillimit të sektorit mes të dyja shteteve me qëllim që të jenë shembull i një bashkëpunimi të mirëfilltë rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025