LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka në Samitin Ndërkombëtar të Ministrave të Minierave, fton kompanitë kanadeze të investojnë në Kosovë

Ministri Lluka në Samitin Ndërkombëtar të Ministrave të Minierave, fton kompanitë kanadeze të investojnë në Kosovë

Me ftesë të Ministrit të Resurseve Natyrore të Kanadasë Jim Carr, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Ministrave të Minierave në Toronto të Kanadasë, i cili mbahet në kuadër të PDAC – Forumit Ekonomik Botëror, që ka për qellim diskutimin dhe promovimin e aktiviteteve të përbashkëta në sektorin minerar.

Në Samit, ku morën pjesë mbi 25 ministra të minierave nga e gjithë Bota, Ministri Lluka u taku me shumë nga homologët e tij, me të cilët diskutoi për zhvillimin e sektorit minerar, trendet e reja si dhe thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në interes të përbashkët.

Në fjalën e tij në këtë Samit, Ministri Lluka foli për rëndësinë e rritjes së besueshmërisë tek investitorët pasi kjo lidhet direkt me imazhin e shtetit dhe rrjedhimisht rrit mundësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në vend.


Ministri Lluka paraprakisht para një numri të konsiderueshëm kompanish kanadeze ka prezantuar potencialet minerare që ka Republika e Kosovës si dhe ka ftuar të njëjta të investojnë në Kosovë.

Samiti Ndërkombëtar i Ministrave të Minierave, është Samiti më i madh botëror me fushën e minierave, që mbledh çdo vit numër të madh të ministrave si dhe kompani me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, promovimit të sektorit minerar dhe tërheqjes së investimeve.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme Ministri Lluka dhe Ministri Carr do të nënshkruajnë Marrëveshje për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, e cila do të hapë rrugën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori