LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili nënshkruan dokumentin që u siguron paga qindra specializantëve

Ministri Ismaili nënshkruan dokumentin që u siguron paga qindra specializantëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, përmes të cilit qindra specializantë vullnetarë futen në sistemin e pagesës.

Sipas një njoftimi, përmes politikave shëndetësore, si dhe përmes zbatimit të legjislacionit në fuqi, Ministria e Shëndetësisë parasheh shkollimin specialistik me qëllim të aftësimit në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor.

Me këtë rast, siç thuhet më tej, ministri Ismaili tha se me nënshkrimin e këtij dokumenti rregullohet një e drejtë dhe një trajtim i barabartë për kuadrot profesionale.


“Jam shumë i lumtur që sot, pas një pune shumë të madhe që kemi bërë, po i fusim në pagesë qindra specializantë vullnetarë. Duke mbajtur premtimin që kemi dhënë në fillim të mandatit tonë, me rregullimin e kësaj padrejtësie, e cila ka ndodhur për vite me radhë, unë zotohem se kushtet e personelit tonë mjekësor do të përmirësohen vazhdimisht. Përmes këtij plotësim-ndryshimi të Udhëzimit Administrativ, të gjithë specializantët fitojnë të drejtën e tyre për t’u paguar nga shteti dhe të drejtën për t’u trajtuar të barabartë”, tha ministri Ismaili.

Më tej, ai tha se Kosova ka nevojë për kuadrot e saj, andaj, përmes krijimit të kushteve do t’i mbajnë ata në vendin tonë.

Sipas analizave të bëra për situatën aktuale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me disa vende të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, si dhe krahasuar me vendet e rajonit.

Prandaj, shtohet në njoftim, me qëllim të ruajtjes dhe stimulimit të stafit shëndetësor, sidomos duke marrë parasysh trendin aktual të migrimit të tyre, Ministria konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim/vullnetar, si çështje me prioritet për vendin.

Kjo, po sipas njoftimit, do të ndikojë pozitivisht edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse, duke u mundësuar kështu qytetarëve të Republikës qasje më të lehtë, më të shpejtë dhe më cilësore në shërbime shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori